Tetovë, 27 mars – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi me bashkëpunëtorët, sot kreu kontroll në punët e ndërtimit të trotuareve në të dy anët e rrugës “Bllagoja Toska” afër stadiumit të vjetër. Kjo rrugë mundëson lidhjen e qytetit me rrugën rajonale që çon drejt vendkalimit kufitar “Jazhincë” dhe ku ka numër më të madh të fshatrave për ç’shkak komunikacioni është intensiv pothuajse gjatë tërë ditës.
“Në vendin e ngjarjes dëshirojmë të bindemi se si rrjedhin punët për ndërtimin e trotuareve në këtë pejsë të rrugës ‘Bllagoja Toska” afër stadiumit të vjetër të qytetit. Kjo pjesë ishte asfaltuar para një viti e gjysmë dhe tani tërësisht do të kompletohet me trotuare nga të dyja anët e rrugës. Bëhet fjalë për rreth 750 metra trotuare, ndërsa tashmë ka përfunduar instalacioni nëntokësor. si dhe ndriçimi, me çka do të mundësohet lëvizje më e lehtë edhe e automjeteve edhe e këmbësorëve në këtë pjesë të qytetit”, tha Arifi.
Ajo theksoi se njëkohësisht me këtë ndërhyrje po punohet në përfundimin e trotuareve edhe afër shkollës së tekstilit dhe rrugës “Murat Baftijari” përderisa në periudhën në vijim, në pajtim me planet e institucioneve kompetente komunale do të ndërmerren aktivitet për ndërtimin dhe riparimin e trotuareve edhe në vende të tjera në qytet. ab/