Në Itali janë të sigurt, Rey Manaj së shpejti do të luajë për një skuadër të re. Fansat e shqiptarit mund të habiten pasi nuk bëhet fjalë për një skuadër të madhe. Raportohet se në orët në vijim do të zyrtarizohet edhe kalimi i sulmuesit 19-vjeçar shqiptar te Pisa, që luan në Serinë B italiane. Siç raporton “Sky Sport”, deçizive për të bindur Manajn kanë qenë takimet që ai ka pasur me Gatttuso-n, trajner i Pizës dhe portierit shqiptar Ujkani, i cili mbron portën e kësaj skuadre.