Braziliani, i cili u transferuam gjatë verës nga Santosi për 29.5 milionë euro, dështoi që t’i tregojë vlerat e tij nën urdhëratë e ish trajnerit Frank de Boer e që situatë e tillë po vazhdon edhe me trajnerin e ri Stefano Pioli, shkruan “Goal.com”. Por, agjenti i lojtarit, Wagner Ribeiro, thotë se 20 vjeçari nuk do të largohet nga “Giuseppe Meazza”. “Ai ka për synim që t’ju tregojë të gjithëve se Interi ka bërë mirë që e ka transferuar”, tha fillimisht agjenti lojtarit. “Është vetëm 20 vjeçar, po kalon mirë me shokët e skuadrës dhe me të vërtetë ka shumë potencial”. “Ai dëshiron të luajë, është i dashuruar pas futbollit. Gabriel ka kontratë me Interin deri në vitin 2021 dhe nuk po mendon për asgjë tjetër”, shtoi agjenti i brazilianit.