Përfundon fushata zgjedhore, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

24

Shkup, 12 korrik – Pas 20 ditësh në të cilat partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon  fushata zgjedhore dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare, të caktuara për të mërkurën.

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen  t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare.

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM do t’i rrumbullaksojë aktivitetet zgjedhore në Manastir, ndërsa paraprakisht do ta vizitojë  komunën Kisella Vodë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare  e cila e udhëheq koalicionin “Ripërtëritje për Maqedoninë” do të jetë në Shtip, Probishtip dhe Karbinci.

Bashkimi Demokratik për Integrim së bashku me kandidatin e saj për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi dhe kandidatët për deputetë  në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do t’u drejtohen mediumeve  para Kuvendit,  ndërsa te shatërvani  në Parkun e qytetit në Shkup  kandidatët e tij përfundimisht do t’i prezantojë edhe UGQ “Koalicioni “Asnjëherë veriore, vetëm Maqedoni” do ta përfundojë aktivitetin zgjedhor në Ohër, ndërsa në Manastir fjalim do të mbajë edhe bartësi i NJZ 5 dhe lideri i Maqedonisë së Vetme Janko Baçev.

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore pas së cilës  tashmë prej nesër  fillon votimi, i cili për herë të parë këtë vit  do të zgjasë tri ditë për shkak të situatës aktualer me korona virusin.

Sipas orarit për mbajtje të zgjedhjeve nesër do të votojnë  ata të cilët  janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Ata do të votojnë  në shtëpitë e tyre, ndërsa votimin do ta kryejë  këshilli zgjedhor i veçantë  i formuar nga KSHZ.

Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronik,  personat  shpërngulës të përkohshëm, personat e akomoduar në  institucione të veçanta  për kujdes jashtë familjar, si dhe të burgosurit dhe ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, përkatësisht do të vazhdohet për dy orë më shumë për dallim nga ciklet e përparshme zgjedhore.

Qytetarët do të zgjedhin mes  kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Për shkak të pandemisë me koronavirusin,  votimi do të zhvillohet  konform protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.

Rezultatet e para të votimit të përcjellura nëpërmjet  rrugës elektronike, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i publikojë në mënyrë sukcesive, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet  e KZK-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Rezultatet përfundimtare  të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i publikojë  më së voni në afat prej  24 orëve nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.

Comments are closed.