Shkup, 26 prill – Me projeksionet e filmave “Samiti”, “Djemtë e egër” dhe “Fluturat” sonte do të përfundojë edicioni i 21-të i Festivalit filmik të Shkupit.
Publiku pati mundësi të shohë mbi 50 filma të rinj, prej të cilëve një numër i madh ishin pjesë e festivaleve të mëdha botërore apo e kthyen vëmendjen e kritikës me shprehjen inovative dhe qasjen autoriale. Ata u shpërndanë në programet Fokus i filmit francez, Programi i filmit autorial, Programi i filmit evropian, Panorama e filmit botëror, Kvir fokus, Filma të shkurtë, Produksion i Maqedonisë dhe Retrospektiva e Alfred Hiçkokut, ndërsa pati punëtori, mysafirë si emra të rinj nga filmi evropian, promovime dhe diskutime. Selektues të programeve ishin Tatjana Janevska, Navid Sarem. Vlladan Petkoviq dhe Aleksej Dmitrov.
Këtë vit pati dy premiera, të filmit të ri artistik maqedonas “Viti i majmunit” në regji të Vlladimir Bllazhevskit dhe të filmit dokumentar për Shaban Tërstenën “Kobra” në regji të Igor Ivanov Izi.
Në suaza të edicionit të sivjetmë u mbajtën disa punëtori, promovim i librit. Festivali filmik i Shkupit për publikun e vet përgatiti retrospektivë të regjisorit të madh Alfred Hiçkok dhe u shfaqën filmat “Të huaj në tren”, “Rebeka”, “Dritarja e fundit”, “Psiko” dhe “Zogjtë”