Përfundon e qetë protesta e VMRO-së para Gjykatës penale

14

Shkup, 23 shtator – Para pak minutash ka përfunduar e qetë protesta e radhës e organizuar nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE. Protesta ka filluar rreth orës 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas ka vijuar drejt kompleksit të gjykatave në Shkup, duke përfunduar e qetë rreth orës 20:00 para Gjykatës Penale.

Manifestimi ka mabruar me fjalimin e kryetarit të VMRO-së, Hristjan Mickoski ku ai ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e qeverisë, Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në pushtet. Ai tha se me këtë mënyrë qeverisje ka një presion dhe revanshizëm të paparë më herët në historinë e vendit. Sipas Mickoskit asgjë nuk ndryshoi në këto katër vjet të udhëhequra nga mafia, ndërsa drejtësia ka humbur në vend ku njerëz të pafajshëm qëndrojnë nëpër burgje.

Pretendojnë për drejtësi, demokraci por të gjitha këto janë vetëm demagogji. Ata për të cilët Zaevi thoshte se janë kriminel, sot janë bashkëpunëtorët e tij. Padrejtësi është kur vrasësit e Smillkovës vijojnë të mbeten në liri, padrejtësi është procesi ndaj Gordana Jankullovskës, ndërkohë që Zaevi vozitet me Mercedesin që bleu ajo- tha Mickoski.

Comments are closed.