Përfundon divorci i parë gay në Australi

36

Ndërkohë që çiftet e para të të njëjtit seks filluan të regjistroheshin për martesë në Australi, një grua e kësaj lloj martese ushtroi një të drejtë të re, divorcin. Avokatët e Perth përgatiten dokumentet e divorcit të dielën, një ditë pasi martesa e të njëjtës gjini u bë e ligjshme. Çifti ishte martuar në një konsullatë të kombit evropian në Australi në vitin 2015. Por kur çifti vendosen të ndaheshin, u gjendën në një “burg ligjor” të paafta për t’u shkurorëzuar në asnjërin komb, tha avokatja Teresa Farmer. “Ato ishin të mbërthyera. Klientja ime ishte e lidhur ngushtë me personin tjetër dhe nuk mund të bënte asgjë për këtë”, tha zonja Farmer për BBC. “Nëse diçka nuk ndryshonte në Australi ose në juridiksionin e huaj, ajo nuk do të ishte në gjendje të divorcohej”.

Comments are closed.