Përfundon debati kuvendor për Propozim-Buxhetin e vitit 2020

0

Shkup, 20 dhjetor – Në Kuvend sot duhet të përfundojë diskutimi për Propozim – Buxhetin shtesë për vitin 2020.

Gjatë katër ditëve të kaluara, opozita e kritikoi Buxhetin e propozuar me vlerësim se ai nuk është zhvillimor dhe paraqet blerje parazgjedhore të votave. Sipas opozitës, Propozim – Buxheti do të shkaktojë pasoja me ndikim të gjerë mbi ekonominë.

Për LSDM-në, projeksionet në Buxhet janë në pajtim me rritjen e ekonomisë vendase, dhe ata janë në drejtim të stabilitetit fiskal.

Debati për Propozim-Buxhetin filloi të hënën dhe sipas Rregullores për punë të Kuvendit, duhet të përmbyllet sot. Propozim-Buxheti u gjet në seancë plenare pasi paraprakisht përfundoi diskutimi për amendamentet për këtë dokument në Komisionin për financim dhe buxhet.

Të ardhurat në Propozim-Buxhetin e vitit 2020 janë projektuar në 222 miliardë dhe 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me këtë vit. Tek pjesa e harxhimeve në Buxhetin është planifikuar rritje prej pesë për qind në raport me vitin e kaluar, që i bie se harxhimet e përgjithshme arrijnë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht 3 miliardë e 898 milionë euro.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është paraparë të jetë në nivel prej 2,3 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor, që është më e ulët se viti 2019, kur deficiti ishte 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020 – 2022 dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

Deficit është zvogëluar edhe në nivel absolut për 160 milionë denarë dhe arrijnë 17 miliardë e 385 milionë euro.

Në fokusin e Buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social, gjegjësisht mbështetje e fortë për rritjen e sektorit real. (koha.mk)

Comments are closed.