Klubi i Ferizajt është privatizuar përfundimisht, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta Koha. Pas problemeve të shumta viteve të fundit, Ferizaj është bërë me kryesi stabile dhe problemet financiare do të marrin fund.
Fillimisht, vetë faqja e klubit kishte konfirmuar se sot (e diel) nga ora 18:00 do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të klubit. Ndërkaq, në ceremoninë e mbajtur sot në kryeqytet, është kompletuar me sukses ceremonia e privatizimit të klubit elitar kosovar.
Në krye të Ferizajt ka ardhur legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe disa investitorë vendor. Sipas drejtuesve të klubit, Ferizaj do të jetë super fuqi në futbollin kosovar. Klubi bardhekaltër tanimë ka nisur kontaktet me disa yje të Superligës së Kosovës.
Edicionin e kaluar, skuadra e Bylbyl Sokolit u rendit në vendin e pestë në elitë