Shkup, 4 maj – Përfundojnë përgatitjet për vizitën e kreut të Kishës katolike romake, papa Françesko, në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 7 maj.
Rregullohen lokacionet në Shkup, ku do të qëndrojë papa, ndërsa tashmë janë ndarë edhe biletat për prani në Liturgjinë e shenjtë në sheshin qendror të Shkupit.
Papa Françesko sipas paralajmërimit, duhet të arrijë në aeroportin e Shkupit të martën në orët e hershme të mëngjesit, ku së pari do të shkojë në Vilën presidenciale Vodno, ku do të mbajë ceremoni zyrtare, ndërsa ai do të mbajë fjalim para autoriteteve shtetërore, shoqërisë qytetare dhe korrit diplomatik. Papa pastaj do të mbajë takim edhe me liderët fetar në shtëpinë përkujtimore Nënë Tereza.
Në sheshin “Maqedonia” kreu i kishës katolike romake do ta mbajë Liturgjinë e shenjtë në të cilën pritet të marrin pjesë 15.000 njerëz të cilët kanë siguruar bileta falas të cilat kanë mundur t’i marrin deri dje në mbrëmje.
Pas liturgjisë papa do të mbajë takim Ekumenik dhe ndërfetar me rininë në kishën katolike dhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.
Gjatë vizitës apostolike të papës Françesko, në territorin e qytetit të Shkupit do të vlejnë rregulla të veçanta të qarkullimit të automobilave dhe të këmbësorëve nëpër Shkup.
Lëvizja në rajonin qendror të qytetit, për të gjithë qytetarët do të jetë pa ndërprerë, por argëtues, sepse ky rrip do të jetë zonë me sigurim të ashpër. Qasja për automjetet motorike, biçikletat, mopedat dhe ngjashëm është e ndaluar në zonën e siguruar. Të gjithë qytetarët të cilët do të arrijnë në këtë zonë në periudhën nga ora 6 deri në orën 19 më 7 maj, do të duhet të identifikohen me dokument të identifikimit dhe të kalojnë nëpër kontrollin e sigurisë.
Në zonë do të kalohet përmes nëntë hyrjeve në të cilat MPB, do të kryejë kontrolle të sigurisë te të gjithë qytetarët, si dhe kontroll të letërnjoftimit ose pasaportës. Këto janë hyrjet e vetme në të cilat do të lëshohen qytetarët të cilët do të shkojnë drejt sheshit “Maqedonia”.
Në rajonin qendror të qytetit në Shkup, më saktë rripi “Golem ring”, nga ora 6 deri në orën 19 do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ai do të rikahëzohet në rrugët rreth Qendrës së Shkupit, me qëllim të zhvillimit të tij të pandërprerë.
Në intervalet kohore nga ora 07:30 deri në orën 09:00, si dhe nga ora 17:00 deri në orën 18:00 komunikacioni nëpër bul “Aleksandar Makedonski” nga autokomanda drejt aeroportit Shkup do të mbyllet në të dy drejtimet dhe do të rikahëzohet sipas rrugëve tjera të afërta.
Në aksin rrugor Veles-Shkup, në këtë interval kohor, komunikacioni për hyrje dhe dalje nga Shkupi do të zhvillohet përmes trasës Milladinovc-Idrizovë-Maxhari.
Në aksin rrugor Kumanovë-Shkup, te unaza në fshatin Milladinovc, komunikacioni do të rikahëzohet drejt unazës së Shkupit, në të cilën hyrja e parë e lejuar në qytetin e Shkupit do të jetë te unaza në Radishan.
Në autostradën A1, aksi Kumanovë-Veles do të ketë ngecje të shkurtër të komunikacionit, në të dy intervalet e potencuara kohore.
Kompetentët apelojnë deri te qytetarlt gjatë vizitës së papës t’i respektojnë masat e vendosura të sigurisë dhe komunikacionit.