Përfundojnë përgatitjet për operacion në lindje të Eufratit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se vendi i tij ka përfunduar planet dhe përgatitjet për asgjësimin e strukturave terroriste në lindje të lumit Eufrat në Siri, raporton Anadolu Agency.

“Do të shkatërrojmë edhe strukturimin terrorist në lindje të Eufratit. Në lidhje me këtë, ne i kemi përfunduar përgatitjet, planet dhe programet tona. Madje, në ditët që lamë pas, kemi nisur edhe intervenimet praktike”, tha Erdoğan në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij (AK).

“Së shpejti, do ta shkelim organizatën terroriste me operacione më gjithëpërfshirëse dhe më efektive”, shtoi presidenti i Turqisë Erdoğan.