Në Shkup sot u shënua ceremonia përfundimtare e Tuining projektit të BE-së “Zhvillim i mëtejshëm dhe përforcim i kapaciteteve organizative, administrative dhe teknike të Trupit revizor”. Shefi i delegacionit të Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së, Nikolla Bartolini, theksoi se trupi revizor është institucion më i rëndësishëm, i cili përmes këtij projekti u tregua se është shumë efikas dhe efektiv në punën e vet. Sipas tij, revizioni është rojtari kundër korrupsionit, dhe duhet të shërbejë si një shembull për buxhetin shtetëror.
Ambasadori holandez në Maqedoni, Vauter Plomp, theksoi se Holanda, së bashku me Kroacinë, ka qenë partner i rëndësishëm në këtë tuining projekt. “Holanda mbetet të jetë mik dhe mbështetës i madh i Maqedonisë në zhvillimin e mëtejshëm të integrimit të vendit, përmes ndihmës financiare dhe ndarjes së ekspertizës. Në të njëjtën kohë Holanda është edhe mik i ashpër i Maqedonisë, që do të thotë kërkon ashpërsi në përmbushjen e kritereve”, tha Plomp. Ai theksoi se nevojitet sistem i pavarur i politikës revizore, duke shtuar se ky tuining projekt është i rëndësishëm gjithashtu edhe për qytetarët e Maqedonisë, të cilët si tatimpagues duhet të dinë se nëse racionalisht shpenzohen të hollat e tyre.
Ambasadorja kroate në vend Danella Barishiq shprehu kënaqësi nga transmetimi i diturive dhe përvojave në këtë projekt të partnerëve të Maqedonisë. Ajo theksoi se Kroacia ka pesë tuining projekte në Maqedoni, dhe si anëtare më e re e BE-së më lehtë mund të vendoset në vendin e vendeve kandidate, duke e ditur se me çfarë sfida ballafaqohen shtetet në këtë proces dhe e theksoi rëndësinë e implementimit të ligjeve të BE-së. Puna e këtij projekti ka përfitime për të gjithë palët, ndërsa arsyeja kyçe e Kroacisë për pjesëmarrje në këtë projekt është stabiliteti dhe prosperiteti i fqinjëve.
Adem Curri, u.d. revizor kryesor për IPA pranë Trupit revizor-shfrytëzues, shprehu falënderim deri te partnerët evropianë për realizimin e suksesshëm të tuining projektit. Misioni i trupit revizor është verifikimi i funksionimit efektiv dhe stabil të sistemeve për menaxhim dhe kontroll të ndihmës parainkuadruese të BE-së në Maqedoni dhe harmonizimit të rregullave adekuate të BE-së dhe rregullat kombëtare, që të sigurohet ligjshmëri dhe rregullshmëri e transaksioneve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Unionit dhe interesat kombëtar.