Shkup, 27 maj – Thirrja publike për subvencionim të blerjes së biçikletave për këtë vit është mbyllur sepse janë shpenzuar mjetet e parashikuara financiare, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Me këtë, kërkesa për subvencionim të biçikletave prej nesër, 28 maj nuk do të pranohen, njofton Koha.mk
Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, në thirrjen publike deri më tani kanë arritur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionim të blerjes së biçikletave.
Mbyllja e thirrjes është në pajtim me nenin 4, paragrafi 4 nga Rregullorja për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për subvencionim të qytetarëve nga rajoni i Qytetit të Shkupit për blerje të biçikletave për këtë vit. (koha.mk)