Shkup, 13 qershor – Përfundoi takimi te presidenti Gjorge Ivanov në të cilin kryeministri Zoran Zaev dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov e informuan për marrëveshjen e arritur për emrin.
Takimi zgjati shkurt, ndërsa nga kabineti i presidentit Ivanov për MIA-n deklaruan se gjatë ditës do të dalin me qëndrim.
Republika e Maqedonisë të Veriut, erga omnes, ndryshimi i Kushtetutës dhe vendosje graduale e emrit të ri brenda vendit, ruajtja e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, përfshihet në marrëveshjen, të cilin dje gjatë bisedës telefonike e konfirmuan kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, ndërsa pastaj e informuan opinionin e vendeve të tyre për arritjen në tentimet që t’i jepet fund kontestit 25-vjeçar.
Marrëveshja, siç paralajmëroi kryeministri Zaev, nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare dhe do të prezantohet para të gjitha subjekteve politike relevante.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e të dy kryeministrave, ai duhet të ratifikohet në parlamentet e të dy shteteve.