Bruksel, 8 nëntor 2018 – Në Bruksel sonte përfunduan bisedimet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, në të cilat ndërmjetësoi Bashkimi Evropian.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini pati bisedime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Më pas vijoi takimi i përbashkët, lajmëroi Tanjug-u.
Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Thaçit pas dy muajve e gjysmë pasi që u ndërpre dialogu mes tyre.
Në kumtesën e BE-së është cekur se pritet Thaçi dhe Vuçiq në takim të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar përpjekjet për arritje të marrëveshjes obligative juridike për normalizim të marrëdhënieve.