Ohër, 12 prill – Në vilën qeveritare në Ohër përfunduan bisedimet treorëshe të shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrovit dhe Koxias për tejkalimin e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Dy ministrat pas takimit duhet të japin deklarata për mediat.
Dy diplomatët në vigjilje të takimit të sotëm në Ohër theksuan se presin përparim pozitiv në bisedimet, në drejtim të përafrimit të mëtutjeshëm të pozicioneve, por larg nga zgjidhja për të cilën Athina insiston në ndryshime kushtetuese për të cilat Maqedonia vlerëson se nuk janë të nevojshme.