Simferopol, 28 dhjetor – Sot përfundoi ndërtimi i rrethojës të gjatë 60 kilometra në kufirin midis Krimesë dhe Ukrainës, kumtuan autoritetet e Krimesë.
“Ndërtimi i planifikuar i strukturave inxhinierike dhe instalimeve me sistem të ndërlikuar për alarm të senzorëve ka përfunduar në rajonin e Perkopit. Planifikimi dhe zhvillimi i dokumentacionit filluan në vitin 2015”, qëndron në raport.
Rrethoja përbëhet nga disa lloje të bllokadave, lloje të ndryshme të senzorëve, disa të fshehta dhe disa sisteme të dukshme për video mbikëqyrje, duke i përfshirë edhe pajisjes infra të kuqe.
Rrethoja, mes tjerash, shërben edhe për parandalimin e tentimeve që të organizohen aktivitete të paligjshme për tregti me armë, municion, mallra, cigare, alkool, derivate, droga… Gjithashtu rrethoja ka për qëllim edhe të pengojë kalime të paligjshme të kufirit.