Shkup, 15 tetor – Ish-kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Agjiev pas më shumë se një ore e lëshoi Prokurorinë Speciale Publike, ku ishte ftuar që të merret në pyetje për rastin “I fuqishmi”.
Sipas PSP-së Axhiev me kërkesë të deputetit Antonio Milloshoski kishte realizuar lustrim për një gjykatës nga Kërçova, pas çka ishte ndaluar që ta kryejë veprimtarinë. Rastin “I fuqishmi” PSP e paralajmëroi në mars të këtij viti dhe ka të bëjë me gjithsej 13 persona, mes të cilëve deputeti Antonio Milloshoski, babai i tij dhe kryetari i atëhershëm i Komunës Makedonski Brod, Ismail Jajovski.
Deputeti i ka shtyrë kryetarin e komunës që të manipulojë Këshillin e Komunës Makedonski Brod dhe babait të tij t’ia shesë objektin në fshatin Izhistë, në të cilën ka qenë e sistemuar Komuna Pllasnicë. Pasi që kryetari i komunës ka kuptuar se është i manipuluar ka kërkuar që procedura të rihetohet.
Që t’i hakmerret kryetarit Jajovski, deputeti i ka dërguar inspeksione në kompaninë e tij “Pucko petrol”, ndërsa gjykatësin që e ka gjykuar rastin e ka lustruar dhe e ka pasur të ndaluar ta kryejë detyrën.
Për shitjen e objektit është organizuar ankand publik, të cilën kryetari nuk e ka publikuar në Gazetën zyrtare dhe për të është paraqitur vetëm babai i deputetit, i cili e ka blerë objektin për 670 denarë më shumë nga çmimi fillestar. Pastaj me mashtrim në kadastër ka arritur ta vendosë objektin në emër të tij, ndërsa i është shitur edhe tokë shtetërore me çmim prej 100 denarëve për metër katror edhe pse çmimi i tregut ka arritur 400 denarë. Në këtë mënyrë është bërë me vlerë pronësore antiligjore prej një milion e 795,800 denarë, si dhe një milion e 176.000 denarë për blerje të tokës.
Kur ka kuptuar kryetari i Komunës së Pllasnicë, Ismail Jajovski se është shitur objekti, në të cilin është e vendosur komuna ka kërkuar nga Qeveria që ta hetojë situatën, dhe komisioni ka vërtetuar se janë bërë shumë lëshime gjatë shitjes dhe se komuna ka shitur pronë që është e shtetit.