Shkup, 31 janar – Përfundoi protesta e lëvizjes “Të premtet për ardhmërinë” në të cilën u kërkua të votohet ligji për ndalimin e importit të mbeturinave të rrezikshme para shpërndarjes së përbërjes parlamentare. Përfaqësuesit e lëvizjes kërkuan edhe takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me qëllim të marrin sqarim pse miratimi i këtij ligji vazhdimisht po shtyhet.
Elena Danova nga “Të premtet e ardhmërisë” në tubimin e sotëm protestues të mbajtur para Kuvendit, tha se duan të votohet sa më shpejtë të jetë e mundur ndryshimi i Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave dhe tha se nuk do të jenë të qetë derisa nuk zgjidhet situata me mbeturinat. Sipas saj, nevojiten aktivitete konkrete për ulje të konsiderueshme të ndotjes së ajrit.
Ajo shtoi se lëvizja “Të premtet e ardhmërisë” do të bashkëngjitet edhe në bllokimin e Çimentorja Usje më 5 shkurt.
“Sot e dorëzuam kërkesën me të cilën kërkojmë nga deputetët të votohet. Shteti ynë nuk ka kapacitete, laboratorë dhe mekanizma për analiza përkatëse dhe domosdoshëm të mbeturinave të cilat hyjnë në kufijtë e shtetit për djegie. Pikërisht për këtë, kërkojmë moratorium të importit të mbeturinave derisa shteti nuk krijon laborator të cilët do t’i analizojnë helmet potenciale të cilët i përmbajnë mbeturinat e importuara”, thanë pjesëmarrësit në protestë.
Zgjidhja ligjore tashmë gjendet në seancë kuvendor dhe duhej të votohet, por pika në rend dite u tejkalua me arsyetim se duhet të bëhen konsultime shtesë.
Më vonë u kumtua se kontrollohet nëse Maqedonia do të marrë ndalesë për importin e mbeturinave nëse ne vendosim masa të këtilla.(koha.mk)