Veles, 25 tetor – Punët konservatore të vendit të pagëzimit në bazilikën episkopale në Stobi kanë përfunduar me grantin e tretë të Fondit të ambasadorëve për mbrojtje kulturore të SHBA-së, me vlerë prej 89 mijë dollarë amerikan, të destinuar për këtë lokalitet arkeologjik. Granti i parë amerikan prej 15.000 dollarë ishte për hulumtim të Forumit romak në Stobi, ndërsa tjetri prej 72.600 dollarë – për mbrojtje të freskës së bazilikës.
Në solemnitet me rastin e rrumbullaksimit të projektit të ri, kryeministri Zoran Zaev tha se Bazilika episkopale së bashku me vendin e pagëzimit në qytetin e vjetër Stobi e përbëjnë kompleksin më të rëndësishëm, më madhështor krishter në Maqedoni. Së bashku me pagëzimoren katërkëndëshe, tha ai, paraqet trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe së bashku me mozaikët e bollshëm dhe mermerin plastik dekorativ ofron informacione të çmuara për arritjet artistike dhe ndërtimore të këtyre hapësirave.
Ministri i Kulturës Asaf Ademi u falënderua për përkrahjen amerikane, duke kumtuar se nga viti 2001 Fondi i ambasadorëve i SHBA-së në Maqedoni deri tani ka investuar rreth 1.300.000 dollarë amerikan.
Ambasadori amerikan Xhes Bejli theksoi se SHBA-ja krenohet me këtë projekt për të cilin, siç sqaroi, kanë qenë të nevojshme shumë ditë të nxehta dhe punë konservatore-arkeologjike që të hiqen grumbujt e tokave nga mozaiqet dhe me konservimin e tyre ato të kthehen në dritën e ditës, ndërsa me atë edhe të ruhet Bazilika episkopale dhe mbetjet tjera të kompleksit.
“Falënderim deri te ekipi i arkeologëve dhe konservatorëve në Stobi. Me punën tuaj të lodhshme kontribuuat të ruhet kjo pasuri e rëndësishme kulturore e Maqedonisë. Puna juaj është veçanërisht e rëndësishme dhe ka ndikim, sepse mozaiku i njohur me pallua në bazilikën episkopale shihet edhe si simbol i trashëgimisë së madhe kulturore të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Bejli.