Procesi është serioz, ne do të përpiqemi të sigurojmë shumicën e dy të tretave me deputetët, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev pas takimit të bordit ekzekutiv të partisë që sapo ka përfunduar, shkruan gazeta KOHA.
Ai refuzoi të përgjigjet nëse kishte komunikim me opozitën, por përsëriti qëndrimet se nëse nuk arrihet marrëveshje për votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, do të shkojë në zgjedhje.
“Procesi është serioz para shtetit. Ju i njihni pikëpamjet tona. Ne do të përpiqemi me deputetët. Ne mund të bëjmë gjithçka që mundemi. Ju i njihni pikëpamjet tona, nuk do të thoja detaje nga takimi isontëm”, tha Zaevi. (koha.mk)