Gostivar, 13 shkurt – Pjesëmarrësit në marshin dhe qytetarët të cilët iu bashkëngjitën në etapën e fundit, mbërritën pasdite në sheshin në Gostivar. Marshi memorial filloi në mëngjesin e sotëm dhe përfundoi pothuajse në orën 12.
Organizatorët e marshit të gjatë 15 kilometra dëshirojnë të dërgojnë apel deri te institucionet për përgjegjësi më të madhe në zbatimin e ligjeve në trafik dhe për ngritjen e vetëdijes për siguri më të madhe.
Nisma e marshit doli nga një grup alpinistësh nga Gostivari.
“Dua t’u shpreh falënderim të gjithëve pjesëmarrësve dhe veçanërisht i jemi falënderues komunës, policisë, rrugëve shtetërore të ofrimit të mbështetjes dhe ndihmës që të realizohet kjo e gjithë kjo ngjarje”, tha Zamir Mustafai njëri nga organizatorët e marshit.
Qindra persona në mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e filluan marshin memorial nga fshati Llaskarcë të Shkupit, ku para një viti ndodhni aksidenti i rëndë, ku humbën jetën 16 persona, ndërsa u lënduan 35 të tjerë.
Më 13 shkurt të vitit 2019, në orët e pasdites në një aksident rrugor në autostradën Shkup – Tetovë, nga rruga doli autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili transportonte udhëtarë në linjën e rregullt nga Shkupi në drejtim të Gostivarit.(koha.mk)