Shkup, 10 mars – Në mesnatë përfundoi grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për president të vendit.
Deri më tani, 10.000 nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova dhe Stevo Pendarovski duke qenë kështu kandidatë të sigurt në garën presidenciale.
Për zgjedhjet e gjashta presidenciale, firma u mblodhën edhe nga Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas numërimit të nënshkrimeve, pritet të dalë me deklaratë për numrin e kandidatëve që e kanë përmbushur kushtin.
Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt.
Kandidatët për president të Republikës në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve duhet të dorëzojnë nominimet e tyre brenda datës 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.
Më 14 mars, skadon afati i fundit për shqyrtimin e listës së votuesve dhe regjistrimi për votimin e diasporës.
Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill dhe i dyti do të mbahet më 5 maj.