Shkup, 19 maj – Faza e parë nga dezinsektimi me aeroplanë kundër formave të rritura të mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit është bërë në orët e hershme të mëngjesit, kumtuan nga Qyteti i Shkupit, përcjellë KOHA.
Njëherit, përkujtojnë se sot do të fillojë edhe dezinsektimi i tokës, në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër forma të rritura të mushkonjave, ndërsa do të përfundojë më së voni deri më 23.05.2019 (e enjte). Është paraparë që spërkatja nga toka të realizohet në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 04:00. (koha.mk)