Moskë, 23 maj – Policia moskovite e ka arrestuar burrin e panjohur, i cili në ndërtesën e “Alfa Bank” në qendër të kryeqytetit rus ka mbajtur pengjë më shumë se pesë persona, publikuan mediumet ruse.
“Njësia për opercione speciale ka kryer bastisje në filialin e ‘Alfa Bank’ dhe e arrestoi sulmuesin, i cili u kërcënua se do të aktivizojë mjet shpërthyes”, deklaroi një burim anonim për agjencinë TASS, duke shtuar se personi me vete ka pasur mjet të rremë shpërthyes.
Burimi njofton se rrëmbyesi është “i sëmurë mentalisht” dhe do të dërgohet në kontroll mjekësor.