Pragë, 28 dhjetor – Pengjet, të cilët ishin mbajtur gjatë tentimit të sotëm për grabitje në filialin e bankës “Unikredit” në qytetin çek Pribram, janë liruar, deklaroi zëdhënësja e policisë Monika Shindlova.
“Pengjet në bankën “Unikredit” në qytetin Pribram janë liruar si rezultat i operacionit policor të zbatuar me sukses. Nuk ka persona të lënduar”, theksoi Shindolova.
Një burrë i armatosur sot ka hyrë në filialin e bankës “Unikredit” në Pribram dhe fillimisht ka marrë nënë pengje, dhe më vonë liroi njërin prej tyre.
Sulmuesi ka lindur në vitin 1990 dhe ka mbajtur pistoletë.
Pribram ndodhet 60 kilometra në jugperëndim të Pragës të Çekisë.