Prodhuesit e lakrës pranverore nga Murtino në mëngjes rreth orës 8 e ndërprenë bllokadën në pikën blerëse, por protesta vazhdoi në qendër të fshatit. Prodhuesit e pakënaqur dje me traktorë e bllokuan hyrjen e pikës blerëse dhe natën e kaluan atje, duke mos lejuar asnjë kamion të hyjë apo të dalë që të ngarkojë lakër. Arsye për bllokadën dhe protestën e prodhuesve të lakrës është çmimi blerës i zvogëluar, e cila në pikën e shitjes që e bllokuan është blerë 25 denarë për një kilogram. Prodhuesit kërkojnë çmimi blerës të arrijë 30 denarë për kilogram, të paktën deri në fillim të Festave të Pashkëve.
“Protestën e vazhdojmë qetë në qendër të fshatit dhe do të presim të vijnë përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë që ta dëgjojmë edhe qëndrimin e tyre. Përderisa pranohen kërkesat tona atëherë do ta ndërpresim protestën, në të kundërtën do të vazhdojmë”, thonë bujqit e pakënaqur. Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave paralajmëruan se sot do të takohen me bujqit.