Londër, 12 dhjetor – Beteja për Alepon përfundoi, deklaroi drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulharam. Ai theksoi se kryengritësit tërhiqen prej gjashtë lagjeve të pjesës lindore të qytetit, që ishte bastioni i fundit i tyre. Paraprakisht, organizata me seli në Londër njoftoi se nga fillimi i ofensivës më 15 nëntor, në pjesën lindore të Alepos e kanë humbur jetën 413 civilë, ndërsa 1.139 janë vrarë në pjesën perëndimore të qytetit.