Mbrëmjen e sotme ka rënë një zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme.
Ngjarja është shënuar rreth orës 20:30 minuta.
0Burime për Shqiptarja.com pohojnë se vatra e zjarrit ka qenë afër dhomave të serverit të sistemit TIMS.
Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri është shkaktuar nga disa kabuj elektrik si pasojë e një defekti.
Flakët janë shuar pas ndërhyrjes me shpejtësi të zjarrfikëses, ndërsa nuk dihet ende për dëmet që ka shkaktuar.