Shkup, 15 mars – Makina “Seat leon” me targa të Vinicës mbrëmë në Vinicë është përfshirë në flakë. Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për makinën e deputetes së LSDM-së Sllavica Shumanska-Miteva.
Rasti është evidentuar në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku theksohet se persona të panjohur mbrëmë rreth orës 1.30 në rrugën “Sllavço Stojmenovski” e kanë thyer xhamin e automjetit ku në brendinë e automjetit kanë derdhur lëndë që shpejt merr zjarr shpejt.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ana e policisë.