Përforcohet kontrolli në vendkalimet kufitare, qendra izolimi dhe shtab krize për parandalim nga virusi Kovit-19

20

Shkup, 24 shkurt – Kontroll të përforcuar në të gjitha vendkalimet kufitare të udhëtarëve të cilët vijnë nga rajonet kritike në Italinë veriore, sigurim të hapësirës për izolim të udhëtarëve në disa qendra mjekësore në vend dhe formim të shtabit të krizës në Ministrinë e Shëndetësisë që do t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve kompetente. Kjo është dakorduar  në takimin e sontëm të Komitetit Drejtues të Qendrës për Menaxhim me Kriza ku janë shqyrtuar masat për parandalim nga virusi Kovit-19, transmeton gazeta KOHA.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit deklaroi se udhëtarët të cilët do të vijnë nga rajonet kritike në Italinë veriore do të drejtohen dhe kapërcejnë vetëm disa vendkalime kufitare – Bogorodicë, Bllacë, Deve Bair, Tabanoc dhe Qafë Thanë me qëllim që kontrolli të jetë më i përqendruar.

Udhëtarët, megjithatë, të cilët sot me dy fluturime nga Milano mbërrijnë në Shkup dhe në Ohër do të intervistohen, kontrollohen hollësisht dhe sipas nevojës do të testohen.

Janë siguruar ambiente për izolim të udhëtarëve të cilët duhet  monitorohen 14 ditë,  dhe në fillim do të jenë repartet infektive  në Shtip, Veles dhe Gostivar, të cilat do të sigurohen nga policia.

Filipçe e përsëriti apelin të mos udhëtohet në rajonet kritike në Itali ku është konfirmuar prania e Kovit – 19. nesër Qeveria në seancë  do të diskutojë për anulimin e të gjitha vizitave të organizuara në Itali nga ana e institucioneve shtetërore.

Paralajmëroi se shtabi i krizës në MSH që do t’i koordinojë të gjitha aktivitetet çdo ditë do të mbajë brifingje për informacionet më të reja  nga terreni.

Filipçe informoi se edhe testimet e tre kinezëve të cilët sot mbërritën në vend janë negativë, por për çdo rast, ata edhe pse kanë qenë në karantinë 14 dito, do të mbesin në izolim edhe dy javë nën monitorim të autoriteteve shëndetësore.(koha.mk)

Comments are closed.