Paris, 1 maj – Demonstratat me rastin e 1 majit, që do të mbahen në kryeqytetin e Francës, Paris do të sigurohen nga 74.000 policëve dhe xhandarmërive, njofton korrespondenti i MIA-s.
Në protestat e sotme do të marrin pjesë përfaqësues të sindikatave, të Jelekëve të Verdhë, si dhe anëtarë të grupit Blloku i zi.
Jelekët e verdhë dje në internet paralajmëruan “1 maji i zi-i verdhë!” me çka qartë i zbulojnë qëllimet e tyre: “Akti i fundit. Parisi, kryeqyteti i betejës”.
Policia druan të mos përsëritet dhuna e vitit të kaluar.