Përforcimi i ligjit, arsimi dhe shëndetësia – më të rëndësishme për qytetarët

3

Shkup, 22 shkurt – Forcimi i sundimit të ligjit, përmirësimi i cilësisë së mësimit në të gjitha nivelet e arsimit, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe mbajtja e mjekëve në shëndetin publik, janë prioritetet ku duhet të jetë fokusi i programeve zgjedhore të partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë rezultatet e internet sondazhit të cilin e ka realizuar Instituti për politikë ekonomike dhe hulumtime “Finance think”, shkruan gazeta KOHA.

Në vendin e katërt për qytetarët është rritja e pagave, si kusht për standard më të artë dhe jetë më të mirë, ndërsa sipas përgjigjeve të tyre e rëndësishme është edhe parandalimi i ikjes së kuadrit cilësor dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Internet sondazhin Instituti e ka realizuar gjatë këtij muaji. Janë përfshirë 589 të anketuar, me gjithsej 1760 përgjigje. Margjina e gabimit sipas “Finance thinj” është 2.12 për qind. (koha.mk)

Comments are closed.