Republika e Maqedonisë do t’i përforcojë kapacitetet e institucioneve të inkuadruara në luftën kundër krimit ekonomik, larje të parave dhe financim të terrorizmit. Projekti në vlerë prej 1.350 milionë eurosh, i cili fillon sot, është financiarisht i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, ndërsa bartës kryesor është Drejtoria për Zbulim Financiar.
Ministri i Financave Kirill Minoski në shënimin e fillimit të projektit theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga prioritetet kryesore që Maqedonia e ka vendosur si vend kandidat për anëtarësim në BE. Sipas tij vendosja e sistemit efikas kundër larjes së parave dhe financim të terrorizmit nënkupton zbatim të masave kombëtare dhe internacionale dhe monitorim të rregullt të zbatimit të tyre me ç’rast nevojitet që çdo vend të ndërtojë dhe zhvillojë rregullativë adekuate ligjore, duke i respektuar standardet ndërkombëtare.
“Standardet e reviduara ndërkombëtare vendosën kornizë të re për zbatim të masave për pengim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit në bazë të vlerësim të rrezikut. Republika e Maqedonisë është një nga shtetet e para e cila bëri vlerësim të rrezikut nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit në nivel kombëtar. Nga ky aktivitet në të cilin morën pjesë të gjithë institucionet e involvuara në sistemin për larje të parave dhe financim të terrorizmit, të koordinuar nga ana e Drejtorisë për zbulim financiar, ishte përgatitur dhe miratuar Raporti për vlerësim kombëtar të rrezikut”, theksoi Minoski. Ai porositi se bashkëpunimi ndërkombëtar, këmbimi i ndërsjellë i të dhënave, këmbimi i përvojave në sferën e parandalimit të detektimit nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit është faktor kryesor për ndërtim dhe vendosje të sistemit efikas dhe funksional.
Jaromir Leviçek, shef i operacioneve nga Delegacioni i BE-së, potencoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe larja e parave është posaçërisht e rëndësishme për këtë rajon dhe se kjo është një prej kërkesave kyçe për anëtarësim në BE. “Nuk është pa arsye që në botën tonë të lidhur dukuritë e këtilla kanë ndikim negativ ndaj vendeve tjera. Rritja e shpejtë e tregjeve mundësojnë udhëtim të shpejtë të të hollave me ç’rast larja e parave bëhet gjithnjë e më e komplikuar. Që të kemi sukses në luftën kundër larjes së parave duhet të bashku të punojmë. Për këtë arsye e fillojmë këtë projekt dhe më tej do t’i mbështesim përpjekjet tuaja në këtë sferë”, theksoi Leviçek. Koordinatorja programuese në Këshillin e Evropës tha se Republika e Maqedonisë ka bërë progres të rëndësishëm në sferën e pengimit dhe luftës kundër terrorizmit dhe larjes së parave dhe korrupsionit.
Për drejtoreshën e Drejtorisë për zbulim financiar Angella Atanasova pritjet nga projekti janë të mëdha. Konsideron se mund të kontribuojë drejt harmonizimit të gjithë rregullativës ligjore për parandalim të larjes së parave me standardet ndërkombëtare, përgatitje të gjithë strategjisë kombëtare për menaxhim me rreziqet nga larja e parave dhe terrorizmi financiar, përforcim të kapaciteteve të të gjithë institucioneve të përfshira në sistem, si dhe bashkëpunim të përforcuar ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Projekti realizohet në kuadër të programit Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është që ta përmirësojë realizimin e rekomandimeve kyçe të organeve relevante për ndjekje dhe këshillim të Këshillit të Evropës.