Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planfikimit Hapësinor, Bashkim Ameti sot do të mbajë fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”.
Në ngjarje, në të cilën do të prezantohen rezultatet nga zbatimi i projektit, fjalim të vetin do të ketë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planfikimit Hapësinor.