Shkup, 23 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi në takimin e punës me ambasadoren britanike Rejçell Gallovej bisedoi për proceset e tanishme dhe të ardhshme në lidhje me sferat për të cilat është kompetente MPPS-ja, ndërsa të cilat realizohen me mbështetje të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ministrja Mizrahi kërkoi mbështetje të procesit për përmirësim dhe avancim të sistemeve të mbrojtjes sociale dhe fëmijërore me qëllim që të arrihet forma e dëshiruar që institucionet përfundimisht të jenë servis i qytetarëve dhe t’iu shërbejnë interesave të tyre”, bëri të ditur MPPS-ja.
Ambasadorja Gallovej, siç bën të ditur Ministria, e theksoi angazhimin gjithëpërfshirës të Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje dhe përmirësim të politikave dhe praktikave për kohezion social dhe pranimin e dallimeve në shoqërinë tonë.
“Në atë drejtim, tha se fuqishëm e mbështesin dhe e inkurajojnë procesin e deinstitucionalizimit i cili ka filluar në kuadër të ministrisë, ndërsa me të cilin pritet përmirësim i gjendjes në institucionet të cilat kujdesen për njerëzit. Mbështetje ka edhe për përforcimin e e kapaciteteve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në zbatimin e politikave dhe programeve për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim”, informon MPPS-ja.