Kompanitë që merren me tregti të artikujve ushqimor thonë se nga muaji mars e deri sot, ka një rritje të dukshëm të xhiros ditore. Dibranët qysh në momentet e para të shpalljes të krizës rritën dukshëm furnizimin e tyre me artikujt ushqimor siç janë vaji, sheqeri, mielli e tjerë. Xhiroja e fitimeve si asnjëherë më parë është rritur edhe farmacitë
Vjollca SADIKU
Dibër, 1 qershor – Gjatë pandemisë të Koronavirusit në shumë sektor të biznesit pati humbje, por jo edhe në rrjetin tregtar. Të dhënat e Odave Ekonomike në Dibër thonë se në rrjetin tregtar, pothuajse janë dyfishuar të ardhurat sidomos në shitoret ushqimore. E njëjta vlen edhe për barnatoret, të cilat në tre muajt e kaluara kanë realizuar xhiro shumë më të lartë në krahasim me të kaluarën.
Kompanitë që merren me tregti të artikujve ushqimor thonë se nga muaji mars e deri sot, ka një rritje të dukshëm të xhiros ditore. Dibranët qysh në momentet e para të shpalljes të krizës rritën dukshëm furnizimin e tyre me artikujt ushqimor siç janë vaji, sheqeri, mielli e tjerë. Po ashtu ka një rritje edhe të xhiros me pajisje higjienike. Kjo do të thotë se dibranët në shtëpitë e tyre kanë edhe rezerva të dukshme të artikujve ushqimor. Pikërisht në këtë aspekt, tregtarët janë të kënaqur nga përfitimet, gjë që nuk mund të thuhet për sferat tjera të biznesit. Xhiron në rrjetin tregtar e zmadhuan edhe donatorët dibran që janë në mërgim – kryesisht në SHBA dhe Europë, të cilët ndanë gjatë situatës së krizës shumë ndihma në ushqime. Donatorët nga jashtë nëpërmjet shoqatave të ndryshme humanitare dërgonin mjete financiare dhe me ato mjete – shoqatat apo individët në rrjetin tregtar në Dibër blinin pako me ushqime, të cilët pastaj shpërndaheshin në familjet në nevojë. Bëhet fjalë për porosi të majme nga të cilët normalisht përfituan pronarët të shitoreve dhe marketeve ushqimore në Dibër.
Kur bëjmë fjalë për efikasitetin e punës gjatë pandemisë, duhet të theksojmë se pothuajse është trefishuar puna në barnatore. Në të shtatë barnatoret në Dibër ka rritje të xhiros ditore të barnave. Farmacisti dibran, Ilir Dovolani, thekson se për shkak të koronavirusit, në barnatore janë siguruar edhe barna plotësuese e sidomos ka një shitje masovike të pajisjeve për dezinfektim. Po ashtu, ai shton se furnizimi ka qenë i rregullt meqë edhe kërkesat e dibranëve janë shtuar. Konkludimet e farmaceutëve dibran janë se qytetarët, por edhe banorët e vendeve rurale në komunë kanë siguruar edhe rezerva të medikamenteve, gjë që nuk ka qenë më parë.
Kur jemi tek puna efikase në rrjetin tregtar me artikuj ushqimor, por edhe tek puna e barnatoreve, ku bëhet furnizimi i qytetarëve me medikamente, duhet theksuar se një pjesë e majme e xhiros është bë edhe nëpërmjet porosive nëpërmjet rrjeteve social, konkretoisht porosive online. Kompanitë në fjalë ofruan edhe shitje të prodhimeve të tyre. Këtë e shfrytëzuan një pjesë e madhe e dibranëve me çka ata u mbrojtën nga virusi Kovid-19, por njëkohësisht artikujt ushqimor ose medikamentet përfaqësues të kompanive ua sillnin në shtëpitë e tyre. Në bisedën që patëm me pronar të kompanive në fjalë dhe konsumatorë, u informuam se të dy palët janë të kënaqura nga kjo lloj tregtie. Shitja e prodhimeve nëpërmjet rrjeteve sociale, ku faktikisht bëhet edhe reklamimi i artikujve ushqimor apo pajisjeve higjienike – pati efekte të mëdha, thonë përfaqësues të kompanive. Konsumatorët thonë se ka qenë kënaqësi që të porosisin artikujt e nevojshme dhe ata ti pranojnë në shtëpitë e tyre. (koha.mk)