Një grua që pretendonte se ishte invalide dhe kishte nevojë për pagesë paaftësie u kap nga kamerat teksa kërcente këngën “Bad” të Michael Jackson në një dasmë. Maribel Milligan, 53 vjeçe kishte përfituar në mënyrë të paligjshme më tepër se 500 mijë dollarë duke u shtirur si e paaftë fizikisht. Edhe pse gruaja pretendonte se ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte njërën nga duart dhe as këmbët, ajo punonte si masazhatore, pasi e kishte shndërruar katin e dytë të shtëpisë së saj në një sallon privat. 53-vjeçarja u dënua me 3 vjet burg me akuzën e mashtrimit dhe përftimit të paligjshëm të një shume prej 539 mijë dollarësh për një periudhë 11-vjeçare.
Përfitoi 500 mijë dollarë pasi u shtir si invalide, kapet duke kërcyer në dasmë (FOTO)
Leave a comment