Jogurti grek dallon nga jogurtët e tjerë, sepse kalon nëpër një proces tendosjeje për të hequr hirën.
Hira është një lëng që përmban laktozë, sheqer natyral që gjendet në qumësht, shkruan Telegrafi, transmeton gazeta Koha.
Greek jogurti është i mirë për shëndetin falë ushqyesve që përmban, duke përfshirë: kalciumin, proteinat, jod dhe vitaminë b-12.
Përfitimet potenciale shëndetësore të jogurtit grek përfshijnë: përmirësimin e shëndetit të kockave, pasi që është i pasur me kalcium dhe proteina.
Kalciumi promovon shëndetin e kockave dhe mund të zvogëlojë rrezikun e osteoporozës. Përveç kësaj jogurti grek, mund të ndihmoj në humbjen e peshës dhe përshpejtimin e metabolizmit.
Ushqime të pasura me proteina, të tilla si jogurti grek, mund të ndihmojnë në ndërtimin e masës muskulare.
Hulumtimet tregojnë se një dietë me proteina të larta mund t’a rrisin masën e muskujve tek njerëzit që bëjnë stërvitje.
Në Meridian Express për të pestin vit me radhë organizohet kampanja Ditët e Bylmetit, ku gjatë kësaj jave ju mund të gjeni produkte të ndryshme të bylmetit në ofertë.