Përfitimet shëndetësore nga kungulleshat

Në kulinarinë franceze dhe atë italiane do të gjeni një sërë recetash që përfshijnë këto lule. Mbani mend që as lulet as kungulleshkat nuk mund të ruhen për shumë kohë, vetëm nëse zgjidhni t’i ruani në ngrirje në qese me vakum

A e dinit që kungulleshat, të cilët e kanë origjinën në kontinentin Amerikan, janë në të vërtetë një frut botanik, ndonëse ato konsiderohen si një perime në mbarë botën. Kungulleshat i përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe trangujt. Në kulinarinë franceze dhe atë italiane do të gjeni një sërë recetash që përfshijnë këto lule. Mbani mend që as lulet as kungulleshkat nuk mund të ruhen për shumë kohë, vetëm nëse zgjidhni t’i ruani në ngrirje në qese me vakum. Ja Përfitimet shëndetësore të kungulleshave:

NDIHMON NË MBAJTJEN NËN KONTROLL TË PESHËS. Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvendësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E SYVE, UL KOLESTEROLIN. Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.

PËRMIRËSON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR DHE UL TENSIONIN E GJAKUT. Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njomë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.

PARANDALON INFLAMACIONIN. Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.

KUNDËR ASTMËS, FORCON DHËMBËT DHE KOCKAT. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.

VLERË E SHTUAR PËR TRAJTIMET E DIABETIT. Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.