Gështenjat janë të pasura me karbohidrate komplekse, fibra, vitamina dhe minerale si kalium, fosfor, kalcium, magnez, hekur dhe selen.
Përfitimet nga gështenjat janë të shumta. Kalciumi, fosfori dhe magnezi nga gështenjat ndihmojnë forcimin, mbrojtjen e sistemit kockor dhe dhëmbëve. Duke qenë të pasura me minerale dhe vitamina B, gështenjat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe ndihmojnë në parandalimin e ndryshimeve neurologjike ose sëmundjeve.
Mielli i gështenjës mund të zëvendësojë çdo lloj mielli tjetër me gluten, dhe është një mundësi e shëndetshme për celiacët dhe njerëzit me ndjeshmëri ndaj glutenit.
Sikurse të gjitha frutat e thata, gështenjat janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega 6 dhe omega 3. Për më tepër, ato nuk përmbajnë kolesterol dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
Ato janë të dobishme për parandalimin ose përmirësimin e rasteve të anemisë së mungesës së hekurit, dhe simptomat që lidhen me to, si dobësia dhe lodhja kronike. Gështenjat janë të pasura me hekur dhe nëse kombinohen me fruta të pasura me vitaminë C, ndihmojnë parandalimin e anemisë.
Pasuria me minerale e gështenjave lehtëson ankthin dhe stresin, duke rikthyer disponimin. /Italmed/