Përfitimet e banjës turke “hamam” (FOTO)

57

Çdo shoqëri ka traditat e veta të bukurisë, edhe pse mund të duken të çuditshme për të huajt. Këtu do të veçojmë hamamin që është jashtëzakonisht i përhapur në Turqi dhe Marok. Hamam quhet ndryshe “banjë allaturka” apo “banjë me ujë të nxehtë” në vendet arabe, ku para se të shpikeshin pajisjet hidraulike, njerëzit shkonin dhe laheshin njëherë një javë këtu. Çdo fshat kishte një të tillë. Nuk ishte një vend vetëm për t’u pastruar, por edhe një vend social, ku gratë kishin mundësi të flisnin me njëra-tjetrën, të argëtoheshin, të ndanin shqetësimet apo dyshimet etj. Edhe pse shumë njerëz në këtë vend nuk i besojnë më hamamit për qëllime higjiene, praktika vazhdon. Një nga hamamet më të famshme është “Haseki Hürrem Sultan” në Stamboll, e ndërtuar në vitin 1556. “Arti i larjes është një mënyrë jetese këtu”, thotë Stephanie Flor, eksperte globale e bukurisë. Gratë akoma pastrohen dhe lahen nga koka deri tek gishti i këmbës në dyshemetë prej mermeri, një mënyrë kjo që shërben përveçse për t’u pastruar, edhe për t’u relaksuar. Rezultati: Lëkurë tepër e butë dhe e pastër.

Comments are closed.