Perfeksioni ekziston, “biçikleta” e sulmuesit të Marokut e vërteton (VIDEO)

67

Një gol kandidat për çmimin Pushkash për vitin 2021. Të shtunën, në ndeshjen e CAF Champions League, skenën e ka marrë Ayoub El Kaabi i Wydad AC.

Sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares së Marokut, ndëshkoi skuadrën e Horoya AC pas 20 minutash lojë dhe zhbllokoi ndeshjen që u mbyll me shifrat 2-0 në fund.

El Kaabi, mori një krosim perfekt dhe bëri roveshatën perfekte për ta dërguar topin drejt e në rrjetë. Festë e madhe, ndërkohë që video e golin po bën xhiron e internetit.