Pas lëndimeve që ka marrë gjatë ndeshjes midis Kosovës dhe Malit të Zi, ylli kosovar, Arbër Zeneli, është kthyer në Prishtinë. Ndërsa pjesë tjetër e ekipit ka udhëtuar drejt Sofjes për t’u përballur me kombëtaren e Bullgarisë, transmeton Klan Kosova, përcjellë gazeta Koha.
Sipas FF Kosova – Fan Club, Arbër Zeneli me shumë gjasë nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës kundër Bullgarisë.
Kujtojmë se ndeshja në të cilën Zeneli mbeti i lënduar është zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi dhe përfundoi me rezultat 1-1.