Shkup, 6 nëntor 2018 (MIA) – Përfaqësues të lartë të 29 vendeve-anëtare të Komitetit Ushtarak të NATO-s, të udhëhequr nga zëvendëskryesuesi gjeneralnënkoloneli Stiven Shepro, sot dhe nesër për herë të parë po qëndrojnë për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vizitës, nga ana e nikoqirit shefit të SHM së ARM-së gjeneralmajorit Vasko Gjurçinovski, ndërsa me ftesë të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, përfaqësuesit e Komitetit Ushtarak të NATO-s, do të njihen me arritjet, gatishmërinë dhe planet e ardhshme të Republikës së Maqedonisë – ARM-së për anëtarësim të plotfuqishëm në Aleancë.
Në kazermën “Ilinden” në Shkup është planifikuar edhe stërvitje për demonstrim të aftësive operative të pajisjeve dhe teknikës të një pjese të njësiteve të deklaruara nga Komanda e Bashkuar Operative.
Komiteti Ushtarak është trup më i lartë ushtarak konsultativ i NATO-s, i formuar disa muaj pas formimit të Aleancës, ndërsa e përbëjnë shefat e Shtatmadhorive të Armatave të vendeve-anëtare të NATO-s. Komiteti Ushtarak në nivel të shefave takohet tre herë në vit, derisa përfaqësuesit ushtarakë të vendeve të NATO-s të paktën një herë në javë.