Përfaqësues të VMRO-së e lëshuan takimin e sotëm për ligjin për prokurori publike

Shkup, 24 janar – Gjysmë ore jo të plotë pas fillimit të takimit të grupeve punuese partiake për ligjin për prokurori publike që mbahet në Kuvend, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së e lëshuan diskutimin për shkak të asaj që nuk u pranua iniciativa e tyre për praninë e prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, transmeton gazeta KOHA.

Antonio Milloshoski edhe pse drejtpërdrejtë nuk konfirmoi se përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në takime të ardhshme nëse në to nuk merr pjesë prokurori shtetëror Joveski, megjithatë theksoi se VMRO-DPMNE-ja do ta vazhdojë pjesëmarrjen në takime të tilla që do të mbahen sot, nesër, të dielën, të hënën… kur do të sigurohet prania e tij.

Lidhur me atë pse është e nevojshme prania e Joveskit në takime të tilla, Milloshoski theksoi se ai vjet në dhjetor ka pasur vërejtje të mëdha në bisedimet dhe në Propozim-ligjin për prokurorinë publike duke theksuar se është e nevojshme të sillet ligj ciësor i dakordimeve politike.

Në takimin e sotëm ata kërkuan edhe shtyrje të debatit publik me pjesëmarrjen e opinionit profesional nga sfera penale-juridike, prokurorët publikë, profesorë… të cilët do të japin kontribut në përpunimin e zgjidhjes cilësore.

Liderët e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski dje i shprehën pozitat e tyre lidhur me vendimin e propozuar ligjor në prag të takimit të grupeve të punë.

Mickoski tha se nuk do të marrin pjesë në negociatat për ligjin për prokurorinë publike nëse nuk pranohen vërejtjet dhe propozimet e tyre.

Edhe pse nuk është kusht për fillimin e negociatave me BE-në, megjithatë përfaqësuesit e lartë evropianë periudhën e fundit ligjin për PP-në e përmendin gjithnjë e më zëshëm se është e nevojshme të sillet në përbërjen aktuale parlamentare.

Zaev dje porositi se nuk përputhen tezat se përmes këtij propozimi askush nuk tenton të amnistojë raste dhe të fshehë krim të pushtetit aktual.

Lideri i LSDM-së lidhur me paralajmërimin e Mickoskit se nuk do të marrin pjesë nuk pranohen vërejtjet e tyre tha se ky është rezultat i instrksioneve që vijnë nga Budapesti.

Mickoski, megjithatë, tha se një pjesë e anëtarëve në ligjin e ri të propozuar për prokurorinë publike janë të papranueshme për VMRO-DPMNE-në, sepse në disa raste shkelet Kushtetuta dhe Prokurorinë e vendos nën kontroll të pushtetit.(koha.mk)