Sot në Postën e Maqedonisë qëndruan për vizitë zyrtarë përfaqësues të Postës së Sllovenisë dhe kompanisë të sajë bijë EPPS. Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi në takimin me delegacionin nga Sllovenia të udhëhequr nga Vili Hibernik – drejtor i përgjithshëm i EPPS dhe Monika Zajc – zëvendese e drejtorit të prëgjithshëm të EPPS-së, theksoi se Posta e Maqedonisë është e hapur për bashkëpunim me drejtori tjera postare me qëllim të ofrimit të shërbimeve të reja në treg.
Mysafirët nga Sllovenia shprehën gadishmëri për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy drejtorive postare, në drejtim të bartjes së përvojave si dhe të paraqitjes së përbashkët më në treg me Postën e Maqedonisë në tregun e Maqedonisë dhe në regjion me shërbime të cilat SHA “Posta e Maqedonisë”- Shkup akoma nuk i ofron. Të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen grupe punuese nga të dy institucionet ti analizojnë dhe operacionalizojnë të gjitha aktivitetet e bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel të partnerëve.