Shkup, 11 shtator Një delegacion i OSBE/ODIHR, i kryesuar nga ambasadori Jan Petersen, shefi i misionit të OSBE/ODIHR në Shkup për ndjekjen e referendumit dhe Marek Mraçka, analist për media, sot kishin takim me drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele Zoran Trajçevski.
Temë kryesore për të cilën është folur në takim, kumtoi ASHMAA, ishte puna e Agjencisë gjatë kohës së referendumit të ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, duke përfshirë kornizën juridike për paraqitjen mediatike të zgjedhjeve, si dhe mënyra në të cilën do të realizohet monitorimi i radiodifuzerëve nga ana e Agjencisë gjatë kësaj periudhe.