Shkup, 16 shtator – Delegacioni i OSBE/ODIHR, i kryesuar nga shefi i Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve në vend, Korin Jonker sot realizoi takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, me rastin e gjetjeve nga Raporti përfundimtar i Misionit vëzhgues për zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill dhe 5 maj të vitit 2019.
Në takim u bisedua për ndryshimet ligjore në pikëpamje të mënyrës së financimit të Agjencisë dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe ndikimi i tyre ndaj pavarësisë, funksioni dhe planifikimi i aktiviteteve të rregullatorit dhe servisit publik radiodifuziv.
U diskutua edhe për ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor, me theks në ndarjen e mjeteve nga Buxheti për financimin e reklamës së pagur politike gjatë zgjedhjeve dhe për nevojën nga ndryshimet e Kodit zgjedhor, para së gjithash duke e pasur parasysh mosmarrëveshjen midis disa dispozitave ligjore.