Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, sipas raportimeve të Marca, ka thënë që klubi nuk ka nevojë që të nënshkruajë me një sulmues të ri, pasi që e kanë numrin nëntë më të mirë në botë: Karim Benzema-në.
“Kam lexuar dhe dëgjuar në disa mediume për vite që Madridi ka nevojë që të nënshkruajë me një sulmues kur realiteti qartazi tregon që Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë”, ka deklaruar Perezi.
Komentet e tij vijnë pas një forme të mrekullueshme nëpër të cilën po kalon për momentin francezi, i cili po e mbush një dekadë te Mbretërit.